Flash News

E-TJERA

Zjarri te Sarajet, Fevziu: Djegia natën, metodë e zakonshme për të nxjerrë jashtë funksionit monumentet e kulturës

Zjarri te Sarajet, Fevziu: Djegia natën, metodë e zakonshme për

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur natën e mbrëmshme në qendër të Tiranës, ku godina e Sarajeve të Toptanëve u përfshi nga flakët, që deri tani ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas Fevziut, djegia e kësaj godine do të ishte një katastrofë për trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës e gjithë Shqipërisë. Gazetari shton se djegia apo shkatërrimi gjatë natës është një nga metodat e zakonshme për të nxjerrë jashtë funksionit monumentet e kulturës, pasi deri tani është përfolur se në këtë zonë janë projektuar të ndërtohen kulla.

Reagimi i plotë:

Godina e njohur si Sarajet, ne qender te Tiranes, eshte nje nga 10 godinat me te vjetra dhe padyshim nder me te rendesishmet ne Kryeqytet dhe ne Shqiperi. Mendohet se eshte ndertuar ne vitet 1830 - 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 - 1862), djali i Kapllan Pashe Toptanit, varri i te cilit ndodhet ne qender te qytetit. Abdi beu ishte martuar me vajzen e Bushatllinjvete Shkodres. Sarajet kane arkitekture tipike orientale dhe gati 32 dhoma.

Aty lindi, u rri dhe nderroi jete Abdi Bej Toptani, nipi, luftetar antiosman, firmetar i Deklarates se Pavaresise ne Vlore, Ministri i Pare i Financave ne historine e shtetit shqiptar, ne qeverine e Ismail Qemalit dhe anetar i Keshillit te Nalte ne vitet 1920 - 1922.

Aty u vendos Ambasada e pare e SHBA ne vitet 1925 - 1929. Me poshte po postoj dy foto te vitit 1920 per te pare si dukej nga jashte dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto te zjarrit te mbremshem. Djegia e saj do ishte nje katastrofe per trashegimine kulturore dhe historike te Tiranes e gjithe Shqiperise.

Djegia apo shkaterrimi naten eshte nje nga metodat e zakonshme per te nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures. Stambolli i vjeter qe e vuajti kete metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture.

Tirana ka pesuar mjaft shkaterrime te monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre.

Të fundit