Flash News

E-TJERA

Zjarri te Unaza e Re, policia: Ishte i qëllimshëm, djali dogji makinën e të atit

Zjarri te Unaza e Re, policia: Ishte i qëllimshëm, djali dogji

Policia ka zbardhur rrethanat e zjarrit në parkimin e pallatit në Unazën e Re. Në një njoftim të dytë uniformat blu bëjnë me dije se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me babain, i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se:

Nga verifikimet e kryera  ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.’- njofton policia.

Të fundit