Flash News

E-TJERA

Zjarri tragjik në Maliq, fqinja: Vajza shpëtoi duke u hedhur nga dritarja

Zjarri tragjik në Maliq, fqinja: Vajza shpëtoi duke u hedhur nga

Një fqinje e banesës që u përfshi nga flakët në Maliq, ku humbën jetën nënë e bir, tregoi se vajza e familjes arriti të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e një materiali sfungjeri, i cili përdorej si krevat dhe ka shkaktuar tym të dendur pa flakë.
“Familje e varfër, punëtore. Babai punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët, aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj me ushqime dhe ndihmë ekonomike. Të dy fëmijët ishin me aftësi të kufizuara, vajza më e vogël dhe me lëvizje të kufizuara, djali më aktiv. Nëna nuk ishte shumë e përkushtuar ndaj kujdesit për ta, por ne fqinjët e ndihmonim sa mundnim,”  tha Benereta Pashollari, fqinja e viktimave.
Ajo shtoi se vajza u shpëtua nga një zonjë që ndodhej rastësisht pranë banesës, pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe trokiti me forcë në derë. Fatkeqësisht, nëna dhe djali nuk arritën të dalin nga shtëpia në kohë.

Të fundit