Flash News

E-TJERA

Zjarri tragjik te kompleksi ‘Arlis’, 30 apartamente të djegura, shkaku ende i paqartë

Zjarri tragjik te kompleksi ‘Arlis’, 30 apartamente të djegura,

Zjarri që përfshiu pallatin e kompleksit “Arlis” te Farmacia 10 nuk ka lënë pas asgjë, përveçse një godine të bërë shkrumb e hi.

30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë të njërit prej bizneseve. Në orët në vijim pritet verifikimi i plotë, i cili do të japë një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar zjarri.

Deri tani disa apartamente janë djegur plotësisht, ndërsa të tjerë mund të kenë dëme më të lehta.

Shkaku mbetet i paqartë, por dyshohet se zjarri që iu është vënë disa kartonave në katin e parë jashtë biznesit, ka sjellë flakët tragjike.

Materiali jo i mirë i ndërtimit ka bërë që në pak minuta flakët të pushtojnë të gjithë pallatin.

Të fundit