Flash News

E-TJERA

Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë dhe Sarandë, në pranga 3 të dyshuar, dogjën sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër

Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë dhe Sarandë, në

Policia ka arrestuar tre persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Vlorë, Karaburun dhe Sarandë.

Në pranga është vënë 59-vjeçari S. Q i cili dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër në zonën e e quajtur “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Në Përmet u ndalua 45-vjeçari I. S pasi dyshohet se me qëllim pastrimi ndezi zjarr në një sipërfaqe toke, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe me pisha në fshatin Delisuf.

Ndërsa në Saranda, policia vuri në pranga 53-vjeçarin L. M pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Shalë ku u dogjën rreth 2 hektarë tokë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë.

Në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie.

I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar në Karaburun, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në pranga një shtetas tjetër, që dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në fshatin Delisuf.

Gjithashtu në Sarandë është vënë në pranga autori i zjarrvënies në fshati Shalës të Konispolit.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet

Ky shtetas dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë

 

Të fundit