Flash News

E-TJERA

Zonat ku priten reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Zonat ku priten reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi do të jetë nën dominimin e motit të vranët. Parashikohet që pjesa veriore dhe qëndrore të ketë reshje të pakta shiu herë pas here, ndërsa në jug moti do të jetë vetëm me vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Të fundit