Flash News

E-TJERA

Zonat problematike, si paraqitet situata nga moti i keq në vend

Zonat problematike, si paraqitet situata nga moti i keq në vend

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona. Lezha është një ndër qarqet e prekura, ku uji ka vërshuar në rrugë, shkolla dhe lagje.

Ndërkohë janë rikthyer përmbytjet në qarkun problematik të Shkodrës. Niveli i lumit Buna është rritur ndjeshëm.

Deri më tani, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës ka arritur në 1000 hektarë, nga 600 hektarë që ishte dje.

Ndërkohë disa fshatra raportohet të jenë pa energji elektrike. Rruga e obotit është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë. Ndërkohë ujësjelleësi Oblika 1 është jashte funksionit.

Era e fortë ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike edhe në qarkun e Vlorës. Në Pus Mezin, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak dhe Mazhar ka mungesë të energjisë.

Si pasojë e reshjeve të dendura në Vlorë, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Të fundit