Flash News

E-TJERA

‘Zonja e Vjetër’ nuk heq dorë nga Chiellini, futbollisti rinovon kontratën deri në 2023

‘Zonja e Vjetër’ nuk heq dorë nga Chiellini, futbollisti

Giorgio Chiellini do të qëndrojë te Juventusi. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2023, për dy sezonet e ardhshme.

Kontrata e futbollistit përfundoi në qershor, por palët nuk ishin ulur për të diskutuar. Mesa duket shkak i vonesës janë bërë pushimet e kampionit evropian, pasi menjëherë sapo është kthyer Chiellini ka firmosur për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”.

Mbrojtësi 36-vjeçar i cili u kthye në shtëpinë e tij me trofeun e Euro 2020 në duar, duket se nuk ka përfunduar me sukseset e tij, duke na bërë të kuptojmë se do ta shohim edhe në Botërorin 2022 në fanellën e azzurve.

 

Të fundit