Flash News

E-TJERA

"Zotëria nuk është vartësi ynë", raportimi i Dumanit përplas Bardhin me Majkon

"Zotëria nuk është vartësi ynë", raportimi i

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar ditën e sotme në Kuvend, ndërsa u është përgjigjur edhe deputetëve në lidhje me pyetjet e tyre për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Raportimi i tij ka ndezur debat edhe mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. 

Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

Të fundit