Flash News

E-TJERA

Zuckerberg përfundon në spital, Balla harron stuhinë dhe i komenton në postim

Zuckerberg përfundon në spital, Balla harron stuhinë dhe i

Mark Zuckerberg me anë të një postimi ka treguar se i është nënshtruar një operacioni për shkak të këputjes të një ligamenti. Në foton e publikuar nga Zuckerber, ai shihet i shtrirë në një krevat spitali.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nuk ka hezituar por dhe në gjithë këtë situatë që ndodhet vendi ynë nga reshjet e dendura ka gjetur kohën për CEO e Facebook dhe ka komentuar në foto: Ju uroj shërim të shpejtë.

Por ky koment është ripublikuar nga Ylli Dylgjeri i cili me ironi krahas fotos shkruan:

"Korespondenca"

Mark Zuckerberg përgjigjet: E ndjej veten të nderuar që Ministri Brendshëm shqiptar gjen kohë të kujdeset edhe për mua, siç kujdeset edhe për policët!

Ndërsa analisti Enton Abilekaj me nota tallëse shkruan: Imagjino çfarë i bën Ramës kur i dhemb koka".

Të fundit