Flash News

E-TJERA

Zv.ambasadori amerikan kritika drejtësisë shqiptare: Duhet të forcohet sundimi i ligjit

Zv.ambasadori amerikan kritika drejtësisë shqiptare: Duhet të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur me rezerva lidhur me punën e drejtësisë në Shqipëri.

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë Demian Smith në një konferencë të organizuar nga OSBE, deklaroi se drejtësia shqiptare duhet të vijojë përpjekjet për të vendosur trafikantët para llogaridhënies.

Smith i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët kanë në dorë çështjet e kriminelëve, duke theksuar nevojën e forcimit të ligjit.

“Shqipëria do vijojë të forcojë përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët llogaridhënës. Polici, prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë viktimat, që ndjekin penalisht kriminelët, ne jemi në anën tuaj. Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që të identifikohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin. Të forcohet sundimi mbi ligjin, të mbrohen viktimat e trafikimit. SHBA aleate në luftën kundër trafikimit të njerëzve”, deklaroi Smith.

Një ditë më parë edhe ambasadorja Yuri Kim drejtoi një mesazh të fortë. Ajo u shpreh se SHBA-të janë në dijeni të ‘shantazheve’ që ju bëhen prokurorëve dhe gjyqtarëve për të shmangur dënimin e të fuqishmëve.

Të fundit