Flash News

E-TJERA

Zvarritja e hetimeve, Çela ashpërson tonet: Nuk është prokuror ai që mban dosjet në zyrë, duhet të ndëshkohen

Zvarritja e hetimeve, Çela ashpërson tonet: Nuk është

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar për herë të parë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai ka folur për funksionimin e prokurorive në të gjithë vendin.

Ai ka ashpërsuar tonet ndaj prokurorëve që zvarrisin procesin hetimor. Çela kërkoi ndëshkimin e tyre, duke theksuar se cënojnë pavarësinë. Ai shtoi se ka të dhëna lidhur me performancën e dobët.

Kjo është arsyeja pse i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të realizojë inspektim tematik në disa prej prokurorive.

"Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë.

Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve.Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra.

Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa”, është shprehur ai.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Çela është mungesa e vlerësimit të performancës në organet e akuzës, ku ka prokuror të komanduar.

“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar.

A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake", deklaroi Prokurori i Përgjithshëm.

Sipas këtij të fundit, performancën më të dobët e kanë prokuroritë e Kavajës, Gjirokastrës, Berat dhe Dibrës dhe më të lartën e ka Tropoja, Puka, Kukësi, dhe Kurbini.

Të fundit