Flash News

E-TJERA

Zvicër/ Shqiptari kapet me drogë që vlente mbi 1 milion euro

Zvicër/ Shqiptari kapet me drogë që vlente mbi 1 milion euro

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet zvicerane në një pikë kufitare, pasi u kap duke transportuar rreth 9 kilogramë kokainë të pastër në makinën e tij.

Sipas mediave zvicerane, i riu, banor në Gjermani, po përpiqej të largohej nga Zvicra kur zyrtarët doganorë ndërhynë dhe gjetën sasinë e drogës gjatë një kontrolli rutinë. Emri i tij nuk bëhet publik për shkak të hetimeve që janë në zhvillim.

Dyshohet se 23-vjeçari është pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal që operon ndërmjet Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, duke përdorur korrierë për të shpërndarë sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, ai është arrestuar nga policia kantonale dhe aktualisht ndodhet nën hetim për shkelje të rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve.

Prokuroria Publike e kantonit i ka besuar hetimin prokurores Petra Canonica Alexakis. Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor, ndërsa po punohet për të identifikuar pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale që qëndron pas trafikimit.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, sasia e kokainës së sekuestruar, nëse do të ndahej dhe tregtohej në doza, do të kapte një vlerë tregu mbi 1 milion euro.

Të fundit