Flash News

E-TJERA

Zvicër/ Shqiptari vret bashkëshorten, më pas i vë flakën shtëpisë dhe vetes

Zvicër/ Shqiptari vret bashkëshorten, më pas i vë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. Një shtetas shqiptar i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.

Ramiz Berisha, 42-vjeçar nga Malisheva, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij 38-vjeçare. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur i vdekur.

Çifti ka katër fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

Mediat lokale raportojnë se pas të shtënave, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka shtënë sërish me armë, për t’u futur më pas brenda.

Pak më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët, dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, brenda saj janë gjetur dy trupa të pajetë.

Të fundit