Flash News

E-TJERA

Zvicra heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, nuk duhet as test dhe as vaksinë

Zvicra heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, nuk duhet

Zvicra është shteti i radhës ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas rekomandimit të Këshillit të BE-së një javë ku e futi Shqipërinë te "lista e gjelbër".

Lajmin e ka konfirmuar Aeroporti i Rinasit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale. TIA njofton se për të udhëtuar drejt Zvicrës për shtetasit shqiptar nuk do të kërkohet as test dhe as vaksinë anti-Covid. Mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska.

Përveç Zvicrës, shtetet e tjera që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Holanda dhe Belgjika.

Të fundit