Flash News

E-TJERA

Zvicra heq të gjitha kufizimet anti-Covid për shqiptarët

Zvicra heq të gjitha kufizimet anti-Covid për shqiptarët

Zvicra ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet anti-Covid për shqiptarët që hyjnë në këtë shtet.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 2 maj.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.”, njofton ministria.

Të fundit