Flash News

E-TJERA

Zvicra miraton në Parlament marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Zvicra miraton në Parlament marrëveshjen për pensionet me

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar sot marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale. 

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan Rama.

 

                 

 

Të fundit