Flash News

E-TJERA

Zyra e noterisë përfshihet nga flakët, “shkrumbohen” dokumente me vlerë

Zyra e noterisë përfshihet nga flakët, “shkrumbohen”

Një zyrë noterie e njohur në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zyra ndodhet në katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, në mënyrë që ato të mos përhapeshin tee bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.

Në zyrën e noterisë bëhet me dije se janë djegur dhe dokumente me vlerë.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Të fundit