Flash News

E-TJERA

Zyra e patronashistëve, Celibashi: Janë elementë të veprës penale të SPAK, jo në kompetencë të KQZ

Zyra e patronashistëve, Celibashi: Janë elementë të

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se zyra e patronazhistët që u zbulua në Tiranë është jashtë kompetencave të Komisionit Qendror.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se përbëjnë elementë të veprës penale që i përkasin SPAK ose prokurorive të rretheve.

"Janë elementë të veprës penale ose të SPAK ose prokuritë e rretheve dhe do vendosin ata, është jashtë kompetencës së KQZ, të presim ecurinë se cfarë  do të bëjnë organet kompetente. Edhe në vlorë ka përfunduar procesi i votimit. Nuk ka asnjë qendër votimi. Ka përfunduar procesi në të gjitha qendrat. Në lidhje me natyrën e rasteve që kemi referuar, 2 raste të Tiranës ka të bëjë me presione ndaj komisionerëve, një në Elbasan fotografim i votës, një rast në korcë lejim nga komisionerët për votim të shumëfishtë dhe në rastin e Beratit. Këto raste janë referuar në prokuroritë e rretheve," tha Ilirjan Celibashi.

Të fundit