Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Etrit Berisha firmos me Torinon, detajet e kontratës

Zyrtare/ Etrit Berisha firmos me Torinon, detajet e kontratës

Etrit Berisha është zyrtarisht portieri më i ri i Torinos. “Gardiani”  i kombëtares shqiptare ka firmosur këtë të shtunë një kontratë 3-vjeçare me skuadrën granata deri më 30 qershor 2024.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Torinos përmes postimeve në rrjetet sociale, ku njofton afrimin e Berishës. Ai ka kaluar me sukses dhe testet mjekësore.

Gjatë sezonit të kaluar, Berisha ka qenë pjesë e skuadrës së SPAL-it ku ka luajtur në total në 25 ndeshje. Më herët ai ka veshur dhe fanellën e Lacios dhe Atalantas në Seria A.

Kujtojmë se te Torino, “gardiani” ynë kuqezi do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvoda, pjesë e kombëtares dardane, si dhe 19-vjeçarin Altin Kryeziu.

Të fundit