Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Dejvi Bregu largohet nga Teuta, fimros në Turqi

Zyrtare/ Dejvi Bregu largohet nga Teuta, fimros në Turqi

Dejvi Bregu nuk do të jetë më pjesë e klubit të Teutës. Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi vlonjat përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se i ka dhënë lamtumirën klubit durrsak.

Ai falenderon skuadrën, stafin, tifozët dhe presidentin e klubit, teksa shprehet se te "Djemtë e Detit" kaloi një vit të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë. Ai u shpall golashënues i Kategorisë Superiore me 16 gola sezonin e kaluar, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Teutës në fitmin e titullit kampion.

Dejvi Bregu nuk do të jetë pjesë e Teutës as për ndeshjen e kthimit që këta të fundit do të luajnë kundër Sherifit në Champions, teksa ka firmosur me skuadrën turke të Bolusporit e cila militon në Kategorinë e Parë turke.

Postimi i Dejvi Bregut:

Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e @kfteuta.official
Me gjithë zemër dua të falenderoj presidentin z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.
Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozat e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar…
Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje !
E meritoni 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dejvi Bregu (@dejvibregu10)

Të fundit