Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Kukësi prezanton një sulmues nga Mali i Zi, Partizani afron mesfushorin vlonjat

Zyrtare/ Kukësi prezanton një sulmues nga Mali i Zi, Partizani afron

Kukësi ka prezantuar këtë të premte goditjen e rradhës. Për ekipin verilindor ka fimrosur një kontratë 2-vjeçare sulmuesi nga Mali i Zi, Alija Krniç. Ai luan si anësor i djathtë dhe vjen nga kampionati serb, aty ku sezonin e fundit ishte pjesë e Javor Maris.

Në të kaluarën, 23-vjeçari ka luajtur edhe për Almudevar në Spanjë, dhe Deçiç i Tuzit e Iskra në Malin e Zi. Në 18 ndeshje të luajtura në total në sezonin e fundit mes Iskra në Malin e Zi dhe Javor Matis në Serbii, Krniç shënoi 1 gol.

Malazezi bëhet afrimi i pestë për Kukësin në këtë merkato, pasi më parë janë zyrtarizuar edhe Edison Ndreca, Klejdi Daci, Ardit Hila dhe sulmuesi Edi Basa.

Ndërkohë që edhe Partizani ka prezantuar ditën e sotme  afrimin e radhës. Bëhet fjalë për mesfushorin vlonjat, Arinaldo Rrapaj, i cili ka firmosur për 3 sezone me kryeqytetasit.

19-vjeçari kishte arritur marrëveshjen dhe stërvitej prej ditësh me "demat e kuq", por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi nga Partizani. Rrapaj luajti sezonin e fundit me Skënderbeun, me të cilët u bashkua në merkaton e verës së kaluar nga Flamurtari.

Edhe një vit më parë talenti vlonjat kishte arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Partizanin, por për shkak se këta të fundit kishin merkaton e bllokuar, transferimi nuk u finalizua.

Njoftimi i Kukësit:

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnić eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin nje kontrate dy vjecare, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Krnić vjen te Kukesi nga kampionati serb ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Javor Matis ne Superlige. Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellen e ekipit tone

Skeda e Lojtarit:

Emri: Alija Krnić

Mosha: 23 vjeç

Kombësia: Malazez

Gjatësia: 1.75 m

Pozicioni: Sulmues i djathte, sulmues i dyte

Klubet e mëparshme: Decic Tuz, Almudevar, Iskra, Javor Matis.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër.

Të fundit