Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Partizani firmos me mbrojtësin shqiptar të Lokomotivës së Zagrebit

Zyrtare/ Partizani firmos me mbrojtësin shqiptar të Lokomotivës

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar marrëveshjes me Albion Markun, mbrojtësin e Kombëtares Shpresa, Albion Marku. 20-vjeçari vjen nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në formulën e huazimit tek skuadra e Partizanit.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë klubi i të kuqve anë të një postimi në Facebook, teksa i uron mirëseardhjen 20-vjeçarit.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb. Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do ti bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21”, thuhet në postim.

 

Të fundit