Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Publikohet lista përfundimtare e Anglisë për Euro 2024

Zyrtare/ Publikohet lista përfundimtare e Anglisë për Euro 2024

Anglia ka publikuar listën përfundimtare me 26 lojtarët e saj që do të grumbullojë në Kampionatin Europian 2024.

Trajneri Sauthgejt ka lënë jashtë listën emra me peshë, që shumë herë i ka mbështetur dhe për ta, ka dalë kundër opinionit publik.

Shembulli kryesorë është ai i Herri Meguajërit, shpesh herë i kritikuar në mediat angleze por gjithmonë zgjedhja e parë për mbrojtjen e kombëtares nga ana e trajnerit Sauthgejt. Por këtë herë duket se mbrojtësi i Mançester Junajtid nuk është në planet e tij për EURO 2024.

Një tjetër emër me peshë që ngelet jashtë listës është edhe Xhek Grilish.

Ky i fundit nuk ka shumë kohë që është shpallur kampion i Anglisë me Mançester Sitin, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit për Europianin e vitit 2021 po ashtu edhe në Botërorin e Katarit 2022, por kësaj here nuk duket që do të jetë i nevojshëm për Sauthgejt.

LISTA E PLOTË:

PORTIERË: Henderson, Pikford, Ramsdejll

MBROJTËS: Dunk, Gomez, Guehi, Konsa, Shau, Stouns, Tripier, Uallker

MESFUSHORË: Alexandër-Arnold, Gllagher, Maino, Rajs, Uharton

SULMUES: Bellingham, Bouen, Eze, Foden, Gordon, Kejn, Palmer, Saka, Tonei, Uatkins

Të fundit