Flash News

E-TJERA

Zyrtare, Sadio Mané humbet Botërorin

Zyrtare, Sadio Mané humbet Botërorin

Pavarësisht thashethemeve dhe përgënjeshtrimeve, tashmë është zyrtare, Ylli i Senegalit, Sadio Mané, ka humbur Botërorin e Katarit dhe është tërhequr nga përgatitja stërvitore me skuadrën e tij.

France 24 raporton se -vjeçari, i cili u votua i dyti në Topin e Artë muajin e kaluar pas Karim Benzema, kreu një operacion të suksesshëm në tendinën e këmbës së tij të djathtë, por jo nuk mjaftoi për t’iu bashkuar Senegalit në Katar.

Mungesa e Mane është një goditje për senegalezët. Ai shënoi penalltinë fituese në një fitore kundër Egjiptit në finalen e Kupës së Kombeve Afrikane dhe përsëriti suksesin kundër të njëjtëve kundërshtarë për të kualifikuar Luanët e Teranga për Kupën e Botës.

Mane u zgjodh futbollisti afrikan i vitit për arritjet e tij dhe ka shënuar 33 herë në 92 ndeshje për Senegalin.

Të enjten Senegali tha se ish-ylli i Liverpool nuk do t'ia dilte.

“Fatkeqësisht, MRI e sotme (e enjte) na tregon se përmirësimi nuk është aq i favorshëm sa e imagjinonim dhe për fat të keq ne duhet ta tërheqim Sadio nga Kupa e Botës”, tha mjeku i ekipit, Manuel Afonso në një video në llogarinë zyrtare të Senegalit në Twitter.

Të fundit