Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ Zbardhen tri pikat e dakordësuara mes PS-PD në Konferencën e Kryetarëve

Zyrtare/ Zbardhen tri pikat e dakordësuara mes PS-PD në

Kreu i Grupit Parlamentar, nënkryetari i PD, Gazment Bardhit ka zbardhur tri pikat për të cilat u ra dakord sot në parim me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërsa informon deputetët demokratë se nesër pritet të zhvillohet edhe mbledhja e grupit të PD, Bardhi ka bërë të ditur se çfarë është rënë dakord sot me mazhorancën, për rikthimin e jetës normale parlamentare.

Njoftimi: 

Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord:

• Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tërhequr nga vendimet në atë seancë.

• Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

• Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

 

Të fundit