Flash News

E-TJERA

Zyrtari amerikan: Asnjë reformë gjyqësore s'mund të jetë e plotë, nëse nuk përfshin modernizim të burgjeve

Zyrtari amerikan: Asnjë reformë gjyqësore s'mund të

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell është shprehur se asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një reformim të burgjeve.

Kështu është shprehur ai në një aktivitet me fokus modernizimin e burgjeve në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Rockwell shpreh nevojën e modernizimit të burgjeve në Shqipëri, ku qytetarët të jenë të sigurt dhe të parandalohen sjelljet kriminale pas hekurave.

Zyrtari amerikan thotë se të burgosurit duhet të përgatiten për tu kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre.

“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve, i cili i mban qytetarët të sigurt, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre”, tha Rockwell.

Të fundit