Flash News

E-TJERA

Zyrtari amerikan takon Ramën, ambasada zbardh diskutimet: Të forcohet Shtetit i së Drejtës, me rëndësi gjyqësori i pavarur

Zyrtari amerikan takon Ramën, ambasada zbardh diskutimet: Të forcohet

Kryeministri Edi Rama takoi sot Todd D. Robinson, ndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Lajmin e bën me dije ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale, e cila zbardhi edhe diskutimet mes tyre.

Sipas ambasadës, në takim u diskutua mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavaruar dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

 

Të fundit