Flash News

E-TJERA

Zyrtari grek viziton Fredi Belerin në Tiranë, çfarë i raportoi Parlamentit Evropian

Zyrtari grek viziton Fredi Belerin në Tiranë, çfarë i

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar sot në qeli Fredi Belerin.

Mediat greke raportojnë se eurodeputeti është takuar edhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për rrugën integruese të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, të cilët i informoi për udhëtimin që ka bërë në Shqipëri dhe ndalimin e padrejtë që iu bë Belerit, duke e akuzuar për shitblerje votash.

Kefalogiannis i kërkoi presidentit të Parlamentit Evropian të marrë iniciativa për t'i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.

Kefalogiannis është takuar edhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Zyrtari grek viziton Fredi Belerin në Tiranë, çfarë i Zyrtari grek viziton Fredi Belerin në Tiranë, çfarë i 

Dje u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës, ku kryetar u zgjodh Dhimitër Kapaj i Partisë Socialiste. Beleri bëri kërkesë përmes avokatëve të tij, që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak, por kjo kërkesë u refuzua nga GJKKO. 

Beleri reagoi me një letër nga qelia ku thoshte se pas shpifjeve, Rama tashmë po e pengonte të merrte edhe detyrën e kryebashkiakut. Edhe Greqia bëri një reagim zyrtar, ku thoshte se rrëzimi i kërkesë ishte tentativa e Ramës për të marrë bashkinë e Himarës.

Të fundit