Flash News

E-TJERA

Zyrtari i BE: Vazhdojnë ndërhyrjet në gjyqësor, sulmohen gjyqtarë dhe prokurorë

Zyrtari i BE: Vazhdojnë ndërhyrjet në gjyqësor, sulmohen

Alex Hupin, i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, teksa foli në konferencën “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” tha se pavarësisht ecurisë dhe përparimit, vazhdojnë ndërhyrjet në sistemin gjyqësor.

Hupin tha se format e ndërhyrjeve arrijnë deri te sulmet ndaj reformës në drejtësi apo gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë por ndikimet e papërshtatshme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin dhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve”, tha Hupin.

Të fundit