Flash News

E-TJERA

Zyrtari i lartë amerikan vjen gjatë javës në Tiranë pak ditë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga Berisha

Zyrtari i lartë amerikan vjen gjatë javës në Tiranë pak

Dy ditë përpara mbledhjes së kuvendit të PD, të thirrur ish-kryeministri Sali Berisha -  i shpallur ‘non grada’ në SHBA-ve - do të vijë në Tiranë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas News24, Escobar do të vijë në Shqipëri në 9 dhjetor, ndërsa Berisha do të mbledhë Kuvendin në 11. Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

Escobar në një reagim pak javë më parë theksoi se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Të fundit