Flash News

KRYESORE

Zyrtari i PE i prerë: Çështja ‘Balluku’, test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Zyrtari i PE i prerë: Çështja ‘Balluku’, test

Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, David MCAllister, në një konferencë për mediat nga Tirana është pyetur për hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

MCAllister ka dhënë një mesazh të qartë kur deklaroi se ccështja ‘Balluku’ është një test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit. Ai shtoi se kjo ccështje i referohet edhe përgjegjësisë politike të qeverisë, duke kërkuar zgjidhje.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti. Kjo është gjithashtu një pyetje për përgjegjësinë politike dhe duhet të zgjidhet brenda qeverisë shqiptare”, deklaroi David MCAllister.

Të fundit