Flash News

E-TJERA

Zyrtari i PE në Tiranë: Do punojmë për zgjidhjen e ndasive në Partinë Demokratike

Zyrtari i PE në Tiranë: Do punojmë për zgjidhjen e ndasive
David Mcallister

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë disa mesazhe të qarta për politikën shqiptare.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Mcallister nuk ka preferuar të komentojë gjatë situatën ku është përfshirë Partia Demokratike, kur është pyetur nga mediat, por shtoi se si anëtar i CDU-së dhe zv.president i PPE do të përpiqet që të tejkalohen dallimet ose ndasitë në partinë më të madhe opozitare shqiptare.

“Sot, në konteksin e këtij misioni po udhëtoj, si kreu i komisionit parlamentar për çështjet e jashtme të parlamentit europian. Dhe jo si zv/president i grupit të Partive Popullore Europiane. Prandaj sot nuk kam mundësi të bëj komente publike ne lidhje me çfarë po ndodh në PD.

Por të jeni të sigurtë që në kapacitetin tim si anëtar i CDU-së dhe zv/president i PPE-së, ne po ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në PD-në dhe do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë që të tejkalohen ndasitë.

Ne do kemi një konferencë të PPE-së në Roterdam, javën që vjen dhe atje do ndërmjet shumë çështjeve të tjera do diskutojmë edhe zhvillimet në Shqipëri”, - u shpreh McAllister.

Pas takimeve me krerët e shtetit dhe përfaqësues të palëve politike, David McAllister, njeriu që negocoi krizën politike mes opozitë dhe mazhorancës në vitin 2017, e vuri theksin te rëndësia që ka për vendin një opozitë e fortë.

‘Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. U bëjmë thirrje të gjithë palëve politike për tu angazhuar në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive’, - është shprehur dhe zv/president i PPE-së.

Të fundit