Flash News

E-TJERA

Zyrtarizimi i 'Thurjes', Shabani tregon si lindi ky angazhim politik; Hajdari: Le të quhemi dështak, përfaqësojmë ata që kanë merita

Zyrtarizimi i 'Thurjes', Shabani tregon si lindi ky angazhim politik;

Nisma "Thurje" është zyrtarizuar dhe ka prezantuar skuadrën dhe programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Endri Shabani vetëm pak orë më parë bëri me dije se do jetë drejtuesi i kësaj lëvizjeje. Ai tregoi shqetësimet e këtij grupimi në "Real Story".

"Angazhimi politik është e vetmja mënyrë për të ndryshuar. Shqetësimi i parë është pabarazia ekonomike. Shoqëria është ndarë në shumë grupe sociale, dhe kjo vjen nga pabarazia politike.

Solidariteti kombëtar është shqetësimi tjetër. Nuk kemi njerëz që kanë qenë me pushtet. Beteja jone kryesore ka qene per te ndryshuar sistemin, nese behemi me njerin apo me tjetrin nuk bejme asgje me shume se sa e zgjasim sistemin aktual", tha Shabani.

Ndërkohë Rudina Hajdari tha se nisma "Thurje" përfaqëson atë pjesë të shoqërisë që nuk ka qenë e përfaqësuar me klasën aktuale politike.

"Mendoj se ka qenë bashkëpunim i natyrshëm, që nisi para 1 vit e gjysëm. Duam të përfaqësojmë ata njerëz që kanë merita, por nuk përfaqësohen nga klasa në pushtet. Nëse ata janë dështak ne përfaqësojmë ata. Nëse quhemi lëvizje dështakësh le të quhemi të tillë", tha Hajdari.

Të fundit