Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohen kandidatët, 4 prokurorë në garë për kreun e SPAK

Zyrtarizohen kandidatët, 4 prokurorë në garë për kreun

Pas përfundimit të afatit, janë zyrtarizuar kandidtatë që do të garojnë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvon Gokaj janë 4 prokurorët të cilët do të garojnë.

“Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftim.

Tani është radha e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shqyrtojë kandidaturat, të zhvillojë intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

Të fundit