Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohet arbitri që do të gjykojë duelin Serbi–Shqipëri

Zyrtarizohet arbitri që do të gjykojë duelin

UEFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të gjykojë ndeshjen Serbi–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Bëhet fjalë për István Kovács, arbitrin rumun të klasit “Elite” të UEFA-s, një nga gjyqtarët më me përvojë dhe më të besuar të futbollit evropian.

Emërimi i Kovács nga Komisioni i Arbitrave të UEFA-s shihet si një sinjal i qartë për seriozitetin me të cilin trajtohet kjo ndeshje, që mban mbi vete ngarkesë të madhe sportive, emocionale dhe politike.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin e ri të Leskovcit në 11 Tetor.

 

Të fundit