Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohet data, Florian Marku ngjitet në ring në "Air Albania"

Zyrtarizohet data, Florian Marku ngjitet në ring në "Air

Boksieri shqiptar Florian Marku ka realizuar ëndrrën e tij për t’u ndeshur në Shqipëri. Sikurse paralajmëroi më parë, Marku do të zbresë në “Air Albania”.

Ka qenë vetë boksieri i cili ka dhënë datën zyrtare të ndeshjes, më 25 gusht. Në profilin e tij në Instagram, Marku shkruan se detajet rreth biletave dhe kundërshtarit do të dalin gjatë javës.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në Air Albania.

Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen.

Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj që do jap shpirtin për tju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, shkruan Marku në Instragram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

Të fundit