Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohet lajmi/ Shpëtim Duro trajneri i ri i Laçit, aventura e tij nis ndaj Teutës

Zyrtarizohet lajmi/ Shpëtim Duro trajneri i ri i Laçit, aventura e

Pas largimit të Armando Cungut, dhe një aventure po aq të shkurtër me Stari Nicën, kurbinasit kanë vendosur t’i besojnë stolin Shpëtim Duros.

Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar këtë marrëveshje me anë të një komunikate për mediat. Duro do të debutoj në stolin e Laçit këtë të diel në transfertë përballë Teutës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas, i cili njoftuar se ka zyrtarizuar akordin me teknikun kryeqytetas, i cili do të provojë tashmë një eksperiencë të re në Superiore. Pas bisedimeve të shumta me disa trajnerë, presidenti i skuadrës së Laçit, Pashk Laska ka vendosur të përzgjedhë Shpëtim Duron për të drejtuar ekipin e tij.

Pavarësisht se pas 7 javëve ka grumbulluar vetëm 7 pikë, skuadra kurbinase e Laçi ka objektiva ambiciozë për këtë sezon.

Të fundit