Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohet “Open Balkan”, memorandumi i Rama-Vuçiç-Zaev botohet në Fletoren Zyrtare

Zyrtarizohet “Open Balkan”, memorandumi i

Nisma e tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor “Open Balkan” është zyrtarizuar.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga tre liderët, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Në thelb të memorandumit është gatishmëria për të forcuar marrëdhëniet veçanërisht në fushën e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

“Memorandumi  mbetet  në  fuqi  për  një  kohë  të pacaktuar përveç kur njëra nga Palët njofton synimin  e  saj  për t’u  tërhequr  nga  Memorandumi. Në  këtë  rast  Memorandumi  do  të  përfundojë  30 ditë pas datës së të njoftimit me shkrim,” thuhet në marrëveshje.

Objektivat e Memorandumit

a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

 

Të fundit