Flash News

E-TJERA

Zyrtarja e bashkisë Lushnje: Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’

Zyrtarja e bashkisë Lushnje: Martohem në fund të korrikut, ju

Një prej zyrtareve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender ka kërkuar lirinë me argumentin se në fund të muajit do të martohet.

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”, ka kërkuar Ani Simoni para para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, raporton News 24.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së saj për lehtësim të masës, GJKKO ka refuzuar. 

Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.

Të fundit