Flash News

E-TJERA

Zyrtarja e DASH viziton Tiranën, zbardhet axhenda e takimeve

Zyrtarja e DASH viziton Tiranën, zbardhet axhenda e takimeve

Ndihmëssekretarja amerikane Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të vizitojë të premten Tiranën, gjatë një turi që do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se Donfried do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama rreth orës 12:00.

Zyrtarja e DASH do të takojë rreth orës 10:30 kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, dhe dy deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

Vizita e Donfried vjen në kuadër të përvjetorit të 100-të të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri për partneritetin e përbashkët në Këshillin e Sigurimit, si dhe  mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal.

Të fundit