Flash News

E-TJERA

Zyrtarja amerikane i dorëzon çmim qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve

Zyrtarja amerikane i dorëzon çmim qeverisë shqiptare për
Megi Fino dhe Katrina Fotovat

Zyrtarja e lartë në Zyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Katrina Fotovat ka vizituar dje Shqipërinë, ku i ka dorëzuar qeverisë shqiptare një çmimin për strehimin e refugjatëve afganë.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane, e cila ka nxjerrë disa foto nga vizita e  zyrtares së lartë.

Kjo e fundit ia ka dorëzuar çmimin zv.ministres së Jashtme Megi Fino. Me këtë të fundit, Fotovat ka diskutuar dhe për çështje të tjera si siguria, paqja dhe fuqizimi i grave.

Zyrtarja e lartë amerikane i shprehur mirënjohjen popullit shqiptar për mikpritjen dhe ngrohtësinë që kanë dhënë për njerëzit në nevojë.

"Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë.

Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria", thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Të fundit