Flash News

KRYESORE

E tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Tristan as nuk do t`ja dijë për Khloe-n dhe vajzën

E tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Tristan as nuk do t`ja

Tristan Thompson është tradhtari më i përfolur për momentin dhe gjithë rrjeti është kundër tij. Mënyra se si sillet ai me Khloe Kardashian dhe mosinteresimi për vajzën e vogël, True, është kritikuar gjithnjë. Po ashtu dhe tradhtia që bëri verën e kaluar, çka e nxiti lindjen e parakohshme të Khloe-s, e bënë atë tradhtarin më të urryer në rrjet.

Por mesa duket Tristan është një tradhtar kronik dhe e bën këtë veprim me më të afërtit e familjes Kardashian. Kësaj radhe ai e ka tradhtuar Khloe Kradsahshian, nënë e vajzës së tij, me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner (motra e Khloe-s).

Burime për “Us Weekly” kanë pohuar se  Khloé është takuar me Tristan këtë të hënë për ta pyetur nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai ka pohuar gjithçka. Tristan e ka tradhtuar Khloe-n me Jordyn Woods dhe gjithë familja Kardashian ka shkëputur marrëdhëniet me shoqen e ngushtë të Kylie.

Ndërsa, Khloe i ka dhënë fund me Tristan.

Ndërkohë këtij të fundit as nuk i bëhet vonë.

"Tristan-in nuk e shqetëson shumë fakti që mund të mos e shohë më vajzën. Atij s’po i intereson më nëse kjo marrëdhënie mori fund. Në të vërtetë s’është përpjekur kurrë ta bëjë Khloe-n për vete."- janë shprehur burime për Us Weekly.

Të fundit