Flash News

KRYESORE

E tradhtoi për herë të dytë, Kylie Jenner 'i heq vizën' njëherë e mirë "tradhtares Jordyn"

Jordyn Woods mesa duket është e fiksuar me partnerët dhe ish-partnerët e Khloe Kardashian. Jordyn njihej si mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, e cila e kishte ndihmuar me gjithçka në jetë dhe madje e kishte marrë të jetonte në shtëpinë e saj.

Por vetëm pak muaj më parë, Jordyn u bë e njohur në gjithë botën si "tradhtarja" e familjes Kardashian-Jenner. Ajo ishte shoqëruar me Tristan Thompson, duke i ndarë kështu familjen Tristan-Khloe, që ishte goxha e përçarë deri në ato momente.

Por edhe pas kësaj, Kylie nuk e hoqi ish-mikeshën e saj nga Instagrami.

Mirëpo, Jordyn nuk e harroi "vesin" e shoqërimit me ish-partnerët e Khloe-s dhe kështu ajo u pa në një club e shoqëruar me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.

Kërcimi i saj përpara James i cili qëndronte i ulur, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa video është publikuar me shpejtësi në rrjet.

Por pas kësaj nuk ka më falje dhe as mundësi të dytë për Jordyn, ndaj ish-mikesha e saj e ngushtë, Kylie Jenner, e cila i kishte hapur shumë rrugë Jordyn-it, "i hoqi vizën" njëherë  e mirë, duke e hequr dhe nga çdo rrjet social.

Të fundit