Flash News

KRYESORE

"E urrej gjendjen e jashtëzakonshme"; Thaçi flet për masat gjatë pandemisë, zbulon përvojën personale në kohë lufte

"E urrej gjendjen e jashtëzakonshme"; Thaçi flet për

Situata e emërgjencës shëndetësore në të cilën po kalon gjithë bota për shkak të pandemisë së COVID-19 i detyroi qeveritë e tyre të merrnin masa mbrojtëse duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizuar apo edhe bllokuar lëvizjen.

Mirëpo duke folur për këtë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se e urren termin “gjendje e jashtëzakonshme” dhe se e ka urryer gjithmonë. Thaçi thekson se vendimin për implementimin e saj në vend e ka bërë vetëm pas propozimit të disa partive politike.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë. E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit.  Ideja ishte e partive, iu drejtua Presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë Presidenti kosovar ndërsa shton se është tepër i nevojshëm respektimi i udhëzimeve të Institutit të Shëndetit.

Të fundit