Flash News

KRYESORE

E vërteta e diplomates Pranvera Skana, kishte paralajmëruar kthimin në Shqipëri

E vërteta e diplomates Pranvera Skana, kishte paralajmëruar kthimin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj , ka shkarkuar mbi 20 persona  të këtij dikasteri, nga detyra.

Ky lajm është konfirmuar vetë nga Cakaj ditën e marte, i cili përmes një deklarate për shtyp tha se mbi 20 persona në shërbimin diplomatik do të largohen nga detyra, për shkak se nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Në listën shkarkimeve u përfol dhe emri i diplomates Pranvera Skana. Skana aktualisht punon si konsullë në Londër dhe këshilltare për median dhe Diasporën.

Por në fakt, Pranvera Skana e kishte paralajmëruar dhe më parë largimin e saj nga çështjet diplomatike për t`u rikthyer në Shqipëri.

Në një intervistë për "Vip Albania" të publikuar ditët e para të janarit të këtij viti, Skana tregoi për karrierën e saj diplomatike.

Si i keni plane për të vijuar karrierën diplomatike apo …?

Së shpejti në Shqipëri…

Intervistën e plotë mund ta lexoni në linkun: ‘Bëj mëkate sa vetë djalli’, diplomatja e njohur paralajmëron rikthimin: së shpejti shihemi në Shqipëri

 

 

Të fundit