Flash News

KRYESORE

E vërteta e “divorcit” të Borës dhe Vinit, i “ndau” instagrami

E vërteta e “divorcit” të Borës dhe Vinit, i

Bora Zemani, moderatorja e njohur e emisionit “Guximtarët” dhe “Bar Skedina”, në një intervistë për “Top Channel” ka folur në lidhje me thashethemet e ndarjes së saj nga Dj Vini.

Zemani deklaron se nuk i vjen mirë të flitet për diçka që nuk është e vërtet pasi nuk bëhet fjalë për një lidhje por për një familje.

 “Ajo që u bë shkak i komenteve sikur ne ishim ndarë ka të bëj vetëm me një program që kishte shkarkuar Vini në Instagram dhe nuk më kishte mua “follow”. Pasi vunë re këtë detaj filluan të hamendësonin të gjithë sikur në nuk ishim bashkë, dhe kur na shikonin të dy në rrugë habiteshin “ua nuk qenkeni ndarë ju?”. Ai në atë program nuk kishte dhe shumë njerëz të tjerë, si Dj Sardi për shembull, por nuk e kuptoj pse u morën të gjithë më mua,” -u shpreh Bora Zemani.

Të fundit