Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjermania naziste ishte e droguar. Shoferët e taksive, aktorët, sekretarët, shitësit, biznesmenët kryesorë – të gjithë merrnin pilulën narkotike të quajtur Pervitin. Kjo përputhej me filozofinë naziste të epërsisë ariane, pasi vepronte si nxitësja e fundit, edhe pse artificiale, e performances së tyre të lartë.
Njerëzit punonin pa ndërprerje për orë të tëra, nganjëherë për ditë të tëra, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë interesat e Rajhut të Tretë. Shumë shpejt, përpjekja gjermane e luftës u bazua mbi drogën. Pervitin, bëri që forcat e armatosura gjermane të ndiheshin të pamposhtura, duke marshuar për ditë të tëra, dhe të luftonin pa frikë armikun.
Por kjo gjithashtu shtoi çrregullimet psikike, duke ndërtuar një ushtri dhe komb fanatikësh.
Prandaj nuk është e habitshme që njeriu që udhëhiqte vendin, Adolf Hitler, drogohej rregullisht. Por regjimi i tij i përditshëm shkoi shumë përtej. Ndërsa lufta përparonte, Hitleri u bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga përafërsisht 80 drogëra të ndryshme, që i merrte gjithnjë nga mjeku Teodor Morel, shkruan Daniel Rennie.
Sipas librit të Norman Ohler “Drogërat në Gjermaninë naziste”, Morel ishte një oportunist i thekur. Pasi shërbeu si doktor nëpër anije, dhe pastaj një mjek ushtrie gjatë Luftës së Parë Botërore, ai vazhdoi të bëhej mjeku personal i atletëve të suksesshëm, biznesmenëve të njohur, dhe madje edhe mbretërve si Shahu i Persisë dhe Mbreti i Rumanisë.
Karriera e tij në Berlin, lulëzoi kur nazistët u ngjitën në pushtet. Personaliteti kompleks dhe i errët i Morel, rriti dyshimet për prejardhjen hebraike dhe pas zvogëlimit të klientelës së tij, ai iu bashkua Partisë Naziste për të shmangur mosbesimin e mëtejshëm, dhe së shpejti nisi t’u injektonte barna të pazakonta trupave elitë SS.
Në vitin 1936, Morel u takua me Fyhrerin në një darkë. Hitlerivuante nga dhimbje të forta dhe fryrja në stomak. Ai e bindi hipokondriakun Hitler, të gëlltiste kapsulat Mutaflor, të cilat përmbanin një të E.Coli të hidrolizuar dhe pilulat anti-gaz të Dr.Kusterit, që përmbannin gjurmë të strikninës.
Simptomat e Hitlerit u përmirësuan menjëherë. Së shpejti, Morelnisi t’i jepte një dozë të përditshme me Vitamultin, një pluhur misterioz që e çonte ne kulm energjinë e Hitlerit.
Morel kishte arritur aty ku kishin dështuar mjekët e tjerë.
I bindur nga mrekullitë mjekësore të Morel, Hitleri e emëroi si mjekun e tij personal në vitin 1937. Por rrethi i brendshëm i Hitlerit, e kishte të vështirë ta pranonte. Morel ishte rondokop, vuante nga djersitja e tepërt, halitoza dhe kishte një erë të rëndë të trupit.
E dashura e Hitlerit, Eva Braun, e cila më vonë ishte vetë një paciente e Morel, rrinte fillimisht e distancuar nga ai prej tij. Por Hitleri i tha: ”Unë nuk e mbaj në punë Dr.Morel jo për erën që vjen, por kujdesin që tregon për shëndetin tim”.
Morel u bë shpejt hija e Hitlerit, duke e ndjekur atë në bunkerë, takime ushtarake, në pushime dhe madje për të vëzhguar territorin e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto momente u përshkruan në ditarin gjithëpërfshirës të Morel, që ofron një dëshmi unike të shëndetit të përditshëm dhe gjendjes mendore të Fyhrerit.
Në shënimet e tij, mjeku i referohej Hitlerit si “Pacienti A”, një masë paraprake për të mbrojtur fshehtësinë e Hitlerit dhe veten e tij, nëse shënimet e tij binin në duart e armiqve të tij, në rastin e vdekjes së udhëheqësit nazist. Në gushtin e vitit 1941, Hitleri u sëmur rëndë. Deri në atë moment, ai kishte marrë injeksione të përditshme të vitaminave dhe glukozës, por ato nuk bënin më efektiv. Me nervozizëm, Morel nisi t’i injektorë hormone kafshësh. Injeksionet ndaj Hitlerit përfshinin stimulantëtmetabolikë, hormone seksuale, ekstrakte të bëra nga vezikulatseminale, dhe prostata e demave dhe derrave të rinj.
Hitleri nuk hante mish, por kishte substanca kafshësh të injektuara drejtpërdrejt në gjakun e tij.
Morel i premtoi Hitlerit “shërim të menjëhershëm”, dhe teksa trupi i Hitlerit u përdor si kavie për barnat e reja që provonte, ai kërkoi doza më të larta dhe droga më të forta për të pasur një efekt. Shumë shpejt Hitleri ishte si në jerm. Nëse nuk mundej të flinte, merrte një dozë barbituratesh dhe morfinë.
Nëse duhej të qëndronte zgjuar, merrte injeksione me stimulantëgjithnjë e më të fortë. Në vitin 1943, Morel nisi t’i injektonte Hitlerit doza të mëdha opiatesh. Shëndeti i tij ishte në rënie, duke u dukur shpesh më i ngathët dhe shumë i moshuar, sipas atyre që ishin më pranë tij. Eukodali, një i afërm farmakologjik i heroinës, u bë zgjidhja e Hitlerit.
Ai e bënte Hitlerin euforik, dhe me frekuencën e dozave të mëdha të injektuara, u duk se ai u bë i varur. Por së shpejti edhe Eukodali nuk do të mjaftonte. Më 20 korrik 1944, Hitleri pati lëndime të lehta nga një tentativë për vrasje në Strofullën e Ujkut. Këtë herë, ai që e trajtoi Fyrherin ishte Dr.Ervin Giesing, dhe që si një ilaç të preferuar kishte kokainën.
Prej atëherë, Hitleri merrte çdo ditë Eukodal, të kombinuar me dy doza të mëdha kokaine. Aleatët nisën të bombardonin kompanitë farmaceutike, të tilla si “Merck” në Darmshtad në dhjetor të vitit 1944. Papritmas prodhimi i Eukodalit u ndal. Në janarin e vitit 1945, Hitleri mbeti pa opioide, pak para se të zbriste në bunkerin e tij të nëndheshëm.
Sipas Ohler, Hitleri u shndërrua në një invalid fizik dhe mendor. Ai mbahej më këmbë nga injeksionet e tij, dhe tani substancat më të rëndësishme që e mbanin atë funksional, opioidet, ishin zhdukur. Në dëshpërim, ai urdhëroi shkatërrimin e ndërtesave dhe porteve të rëndësishme gjermane. Morel mbeti si mjek i Hitlerit pothuajse deri në fund.
Në ditët e fundit të luftës, Hitleri i dha leje për t’u larguar nga Fyhrerbunker. Morel iku nga Berlini në një nga fluturimet e fundit. Pa mjekun dhe injeksionet e tij Hitleri u ç’ekuilibruatërësisht, duke i informuar njerëzit rreth tij se do të kryente vetëvrasje.
Sipas shënimeve të Morel, Hitleri mori një total prej 800 injeksionesh dhe 1000 doza medikamentesh të ndryshme, ndërmjet gushtit 1941 deri në prillin e vitit 1945. Theodor Morelnuk u dënua asnjëherë për krime lufte. Ai nuk ishte kurrë një person ideologjik, dhe anëtarësimi i tij në Partinë naziste është parë si rreptësisht për përfitime personale.
Ai u pasurua gjatë luftës nga thertoret dhe fabrikat që prodhonin hormonet e tij të kafshëve dhe Vitamultin. Ai fitoi para nga kontratat që furnizonin makinerinë ushtarake naziste me barnat e tij. Por në fund, mbeti pa asgjë. Më 1948, Theodor Morel vdiq në një spital në Tegernsee nga shkaqe natyrore. /bota.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38