Flash News

KRYESORE

"E vështirë për t'u gjetur", Artan Hoxha: Çfarë mund të ketë ndodhur me milionat e grabitura në Rinas

"E vështirë për t'u gjetur", Artan Hoxha:

Gjetjen e miliona eurove të grabitura në Rinas me 9 prill, gazetari Artan Hoxha e sheh thuajse të pamundur.

I ftuar në “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Hoxha dha një version se çfarë mund të ketë ndodhur me paratë.

“Në orën 1 pas mesnate, dmth pas grabitjes së 9 Prillit kanë lëvizur dy makina, në atë vendin ku ka qenë tuneli që u dogj makina. Sasia e parave nuk është çuar në një vend, mund të jenë ndarë. Kjo është një punë e vështirë për gjetjen e tyre” tha gazetari.

Kujtojmë që deri më tani për grabitjen në Rinas janë arrestuar katër persona, ndërsa i vdekur mbeti Admir Murataj.

Të fundit