Flash News

KRYESORE

‘E vështirë për tu kuptuar’, ambasadat e huaja në Shqipëri reagojnë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës policore ndaj qytetarëve që ishin në mbrojtje të tij.

“Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri.

Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë.

Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë”, shkruhet në shënimin e ambasadës britanike.

Edhe ambasada gjermane ka reaguar për shembjen e Teatrit.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf shkruan në Facebok se e ka të vështirë për të kuptuar shembjen e godinës së Teatrit mëngjesin e sotëm.

Ai e ka konsideruar të nxituar shembjen e Teatrit dhe ka theksuar se transparenca e qeverisë është shumë e rëndësishme në këtë situatë. Ndër të tjera ambasadori gjerman thotë se kjo ndërhyrje mund të çojë hapa pas luftën kundër COVID-19.

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan  Zingraf në një status në Facebook.

 

Të fundit